>
LETERSISHQIP
Donis Lleshi

Mos Me Thuaj

Te lutem nene mos me thuaj
Te mos qaj ne ditelindjen tende
Kur cdo dite duket e huaj
E une ndjej aromen tende

Te lutem nene mos me thuaj
Te mos qaj ne shtratin tend
Se aty qaj qe sa muaj
Ne ate shtrat te i njejti vend

Te lutem nene mos me thuaj
Te mos mbaj me lot ne sy
Se ashtu me shume vec vuaj
Dua te qaj vetem per ty

Te lutem nene mos me thuaj
Qe prane teje te mos vij
E gjithe bota u be e huaj
Ne dore mbeti vec fotografi

Te lutem nene qe kaq shume te dua
Nje ninulle ti ma kendo
Ne gjume te ulesh bashke me mua
E prej meje mos u largo