>
LETERSISHQIP

Përmes Detit

Këto ditë shikoj botën përmes detit
Sa të qetë aq të valshëm shkumbëzuar
Pulëbardhat fluturojnë sipas qejfit
Peshqit s’dinë se ç’i pret duke harbuar.
Kurse unë i hedh pamjet në tablet
Ndjerë pak ligjësinë e ekzistencës
Për një çast e kthej veten në një peshk
Përfunduar pulëbardhës apo rrjetës.
Perpelitem aq sa mundem për shpëtim
Der’ në zhdukjen brenda sqepit të pulëbardhës
Apo rrjetës hedhur natës për peshkim
Pastaj kthehem në njeri në mes valës.
Nuk më ndahet përjetimi romantik
Ligjësinë e ekzistencës e kuptoj
Nuk kuptoj pse njeriu ha njerin’
Ndaj zhyt veten dhe mendimet i largoj.

Më shumë nga Edmond Shallvari