>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Banon Në Zemrën Time

Hodha ëndrrat përmbi supe,
Nëpër natë u largova,
Me zemrën nëpër duar,
Brigje të tjera kërkova.

Të fsheha thellë në shpirt,
Me mendimin se s'do dalësh,
Dhe me ty më s'do merrem,
Se s"do shfaqesh mes të gjallësh.

Thashë që më s'do të mendoj,
Do vazhdoj rrugën time,
Se shumë shpejtë do të harroj,
Por më shfaqesh në kujtime.

I grisa dhe fotografitë,
Dhe me shoqet për ty s'flas,
Por kur shtrihem natën vonë,
Në çdo ëndërr ty të has.

Ndrrova edhe vendbanim,
Që mos të ndesh ty askund,
Por si mund të ketë fillim,
Kur nuk ka më parë një fund?

Se banon në zemrën time,
Ndaj nuk mundem të të zboj,
Dhe urrej gjithë qënien time,
Që nuk munda të t'harroj!

DËRGOI: