Edna Kapurani
Kur Të Vdes
Kur të vdes, mos u trondit,
Gjithmonë pranë do më ndjesh,
Netëve me qiell të kthjellët,
Në mes yjesh, do më gjesh.
Do ndriçoj unë rrugën tënde,
Natën, do ta kthej në ditë,
Gjithë të vdekurit e dashur,
Kthehen në yje, mos u çudit.
Prandaj kokën ngri drejt qiellit,
Të më shohësh kur buzëqesh,
Kur të shkel syrin e djathtë,
Gjithmonë gati dua të jesh.
Mos mba mëri që ika shpejtë,
Yjet më ftuan aty lartë,
Do qëndroj me ta gjatë ditës,
Dhe tek ty do vi çdo darkë.
Po kur shiu të bjerë me gjyma,
E qielli të jetë sëmurë,
Nëpër ëndrra të më presësh,
Të t'puth buzēn, si dikur.
Gjithmonë pranë do më ndjesh,
Netëve me qiell të kthjellët,
Në mes yjesh, do më gjesh.
Do ndriçoj unë rrugën tënde,
Natën, do ta kthej në ditë,
Gjithë të vdekurit e dashur,
Kthehen në yje, mos u çudit.
Prandaj kokën ngri drejt qiellit,
Të më shohësh kur buzëqesh,
Kur të shkel syrin e djathtë,
Gjithmonë gati dua të jesh.
Mos mba mëri që ika shpejtë,
Yjet më ftuan aty lartë,
Do qëndroj me ta gjatë ditës,
Dhe tek ty do vi çdo darkë.
Po kur shiu të bjerë me gjyma,
E qielli të jetë sëmurë,
Nëpër ëndrra të më presësh,
Të t'puth buzēn, si dikur.
Komente 0