>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Mos Më Flisni

Mos mē flisni për dashurinë,
Mos më thoni qē jep jetë,
Mua më la me gjysëm zemër,
Nuk gënjej, është e vërtetë.

Ëndrrat mi shkatërroi,
Në vend të tyre errësirë,
Tani ajo është e lumtur,
Kurse unë një trup I ngrirë.

Buzëqeshjen ma largoi,
Tani nuk mundem ta gjej,
Mes reve atë e çoi,
Si të shkoj e ta rrëmbej?

Mos më flisni për dashurinë,
Mos më thoni që është ar,
Po të ishte e vërtetë,
S'do na linte ne të ndarë.