>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Shumë Herë

Shumë herë diellin për ty pyeta,
Ku fle gjumë edhe ku zgjohesh,
Në sheh lotë në ata dy sy,
Apo në të tjera buzë harrohesh.

Dhjetra herë e pyeta hënën,
Në të sheh orëve të vona,
Të kalosh nën dritaren time,
Duke pëshpëritur këngët tona.

Qindra herë ju luta detit,
Të më marri në thellësi,
Edhe kur ta dëgjosh,
Të qash me fatin tim të zi.