>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Nënë Moj

U kthye djali në shtëpi..
Nënën nuk e sheh në derë...
* Nënë moj ku je fshehur
Që trëndafilave su merr erë?*

Qenkan vyshkur të shkretat..
Nënë moj, nuk kishe ujë?
Ku je nënë, të erdhi djali..
Përse bëhet kaq rrëmujë?

Kaq shumë njerëz në oborr..
Që vijnë kot më kot vërdallë..
Vetëm ty s'tëvshoh moj nënë..
Që të ndeshemi ballë për ballë.

Nënë vallë mos je mërzitur...
Që nuk erdha më parë?
Më shiko se sa jam rritur..
Jam bèrë dhe unë me djalë!!

Nënë moj përse s'më flet?
Malli I shkretë më ka pikur..
Shumë drita shoh përreth..
Vetëm ty të shoh të fikur!!

Nënë moj çohu nga varri...
Të erdhi djali që s'ke parë...
Vallë moj nënë s'të morri malli,
Që nuk thua asnjë fjalë?