Edna Kapurani
Gjirokastër Hijerëndë
Gjirokastër hijerëndë..
Kush të pa e s'të lakmoi...
Mali I gjerë mbi supin tënd...
Nga të tjerët të veçoi!!
Kalldrëmet e tua tè qëndisura..
Me gjak e lotë të gjyshërve tanë..
Gjirokastër je qëmoti..
Më I bukuri vatan!!!
Përmbi kokë mban si kurorë..
Kalanë e të bukurës Argjiro..
Ngjyrën tënde të argjendë..
Ndër shekuj mos e ndrro!!
Shkelën shumë mbi trupin tënd...
Në heshtje ti plagët shërove..
Si shqiponjë krenare..
Ndër shekuj fluturove!!
Gjirokastër mëmë e penës..
Rrjedh në venat e fisnikut..
Frymëzim je për bilbilat..
Krenari për jetë e mikut!!
Gjirokastër pemë e moçme..
Mblidhi zogjtë në krahët e tu,
Mos I ler nëpër botë
Të shpërndahen kuturu!!
Gjirokaster larë në argjend...
Tek ty guri është më I rëndë!!!.
Kush të pa e s'të lakmoi...
Mali I gjerë mbi supin tënd...
Nga të tjerët të veçoi!!
Kalldrëmet e tua tè qëndisura..
Me gjak e lotë të gjyshërve tanë..
Gjirokastër je qëmoti..
Më I bukuri vatan!!!
Përmbi kokë mban si kurorë..
Kalanë e të bukurës Argjiro..
Ngjyrën tënde të argjendë..
Ndër shekuj mos e ndrro!!
Shkelën shumë mbi trupin tënd...
Në heshtje ti plagët shërove..
Si shqiponjë krenare..
Ndër shekuj fluturove!!
Gjirokastër mëmë e penës..
Rrjedh në venat e fisnikut..
Frymëzim je për bilbilat..
Krenari për jetë e mikut!!
Gjirokastër pemë e moçme..
Mblidhi zogjtë në krahët e tu,
Mos I ler nëpër botë
Të shpërndahen kuturu!!
Gjirokaster larë në argjend...
Tek ty guri është më I rëndë!!!.
Komente 0