>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

E Shtrenjta Nënë

Fjalët nuk ti kam harruar,
As buzëqeshjen, plot shkëlqim,
Je ushqim, I preferuar,
Për çdo qelizë, të trupit tim!

Trëndafilat para teje,
Ulin kokën, të dëshpëruar,
Qiejtë, fshihen pas nje reje,
Flakë të kuq, të turpëruar!

Aroma jote ta deh shpirtin,
Ti ndriçon, porsi hënë,
Dashuri që rrjedh në vena,
Ti je vetëm, e shtrenjta NËNË!