>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Unë Do Të Dua

Unë do të dua dhe në ditët e zymta..
Kur qielli të derdhi mbi ty gjithë mërzinë..
unë do të dua se vite të prita...
se vetëm pranë teje gjej lumturinë!!

Mos pyet se çfarë ndjej kur pranë nuk të kam
se nëse zemra më zhytet në trishtim...
mos pyet I dashur pa ty çfarë jam...
në jam aksham apo agim.!!

Më fal ndonjëherë kur pa menduar..
nga goja më dalin fjalë pakuptim..
si ta qetësosh një shpirtë të trazuar...
që me dallgët lufton dhe nuk gjen shpëtim?

Mos pyet se çfarë jam në këtë botë pa ty...
pa sy, pa veshë, pa zemēr, pa shpirtë...
një pemë e mbjellur në shkretëtirë..
që dielli e pa por dot nuk u rrit!!

Unë do të dua deri nē frymën e fundit...
dhe atëherë kur sytë do ti mbyll...
ti do jesh qielli I paanë...
dhe unë më I bukuri yll...!!!