>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Më Thuaj Si...

Më thuaj si të të harroj...
imazhin tënd si ta fshi?
Nuk është shpirti im bojë...
dhe ti thjeshtë një poezi!!!

Si një re më mbulon..
dhe më ndjek ngado që shkoj...
nuk më lë të marr frymë..
nuk më lë të jetoj!!!

I mbyll sytë, në ëndrra zhytem..
sikur pranë të kam dhe sot...
nuk dorëzohem dhe pse mbytem..
në një det përplotë me lotë!!

Gënjej veten, sikur të prek...
duartë, flokēt edhe sytë..
dhe ofshama e dëshpërimit...
pa mëshirë më mbyt në fyt!!!!