Edna Kapurani
Këndo Bilbil
Këndo bilbil në zemrën time,
Thurre sot një melodi,
Shiko lulet si kanë çelur,
Dhe si janë në harmoni.
Edhe deti është qetësuar,
Shkon në breg serbes, serbes,
Ndoshta është I dashuruar,
Ndoshta, me një pikë vesë.
Këndo bilbil e mos u ndal,
Ashtu siç s' fle kurrë dashuria,
Të dëgjohet në mëhallë,
Që u thanë lotët e mia!
Thurre sot një melodi,
Shiko lulet si kanë çelur,
Dhe si janë në harmoni.
Edhe deti është qetësuar,
Shkon në breg serbes, serbes,
Ndoshta është I dashuruar,
Ndoshta, me një pikë vesë.
Këndo bilbil e mos u ndal,
Ashtu siç s' fle kurrë dashuria,
Të dëgjohet në mëhallë,
Që u thanë lotët e mia!
Komente 0