>
LETERSISHQIP

Rina, Rina, Katerina

Nisi këngën kanarina,
Rina, Rina, Katerina,
Lule që çel në lëndina,
Vjen erë si trëndelina.

Lermë të t"puth pakëz synë,
Rinë, Rinë, Katerinë,
Ta shijoj pak ëmbëlsinë,
Pastaj le të ngel pa frymë.

Rina, Rina moj Rinushe,
Vetull hollë e buzë prushe,
Po më çmend moj sylarushe,
U rrite, s'je vogëlushe.

Rinë, Rinë, Katerinë,
Moj e bukura bjondinë,
Me ty njoha dashurinë,
Po do pyet dhe Perendinë.