Erjola Kola
Më Fal Një Buzëqeshje
Lëre shiun të bjerë... ai do të pushojë një ditë.
Mos u mërzit se re të zeza e mbuluan ditën tënde. Një erë e lehtë do t'i trembë dhe ato.
Le të jetë një ditë gri, ajo do të ndryshojë... asnjë gjë nuk zgjat përgjithmonë.
Hap dritaren dhe lejo që energjia pozitive të të pushtojë.
Një erë e re qetësie, do të rrëmbejë zemrën … dhe mendja do të ketë vend, vetëm për
mendime optimiste.
Stresin, mërzitjen, shqetësimet lëri të lira të fluturojnë jashtë dritares tënde... dhe ti fillo të
buzëqeshësh.
Ngjyrat do të pushtojnë jetën tënde.
Buzëqeshja do të jetë mbretëresha e ditëve të tua.
Çdo fillim e ka një fund.
Çdo humbje, një fitore.
Çdo rënie, një ngritje.
Çdo lot i derdhur, një buzëqeshje të shndritshme të gatshme për tu ndezur.
Një ditë e re po vjen, e ndjen?... Buzëqeshi asaj!
Më fal një buzëqeshje!

Komente 0