Fatmir Terziu
De(R)t
Në "The Dorchester" dy arushë të mermertë
bëjnë gjumin e tyre të qetë.
Nga rruga që përthyen rrezen e largët
duket sikur ata i kanë sytë katër...
Londër, "The Dorchester", 09, Gusht, 2014
Shiu me lejen e zakonshme
Nga Fatmir Terziu
Shiu ka marë lejen e zakonshme në Londër,
të paktën përkohësisht,
bulëzat e njoma të vesës së mëngjesit
do të strukin sytë
si gropëza të pangopura do të zhyten,
në astarin e lodhur të gjethes,
që numëron si ushtare ditëikjet e Gushtit
duke ia shkurtuar vetes ditët e jetës.
Poshtë tutje mbi Tamiz
hija e vjeshtës mbështjell me kujdes
retë që bëjnë pakt me dremitjen
mbi lotë të mbledhura në një thes
që presin të derdhen në detet e mia
ku jeta nis plazheve që në mëngjes.
E ku qëndron fati i bulëzave të vesës,
lotët ua vrasin larinë,
shiu rikthehet me oreksin e tij të vjetër
i paftuar të bëj rimë
mbi çatinë e një shtëpie të vjetër
njësoj prej shekujsh edhe në këtë stinë.
Ti fle e qetë e dashur
në sytë e tu shpërthejnë dy dete të largëta
prej shiut që ciflohet shpejtë
stërkalat të kërkojnë të falur
që ta prishën gjumin e lehtë.
Sytë e tu edhe në këtë stinë të lagur
mbetën vetëm një de(r)t.
bëjnë gjumin e tyre të qetë.
Nga rruga që përthyen rrezen e largët
duket sikur ata i kanë sytë katër...
Londër, "The Dorchester", 09, Gusht, 2014
Shiu me lejen e zakonshme
Nga Fatmir Terziu
Shiu ka marë lejen e zakonshme në Londër,
të paktën përkohësisht,
bulëzat e njoma të vesës së mëngjesit
do të strukin sytë
si gropëza të pangopura do të zhyten,
në astarin e lodhur të gjethes,
që numëron si ushtare ditëikjet e Gushtit
duke ia shkurtuar vetes ditët e jetës.
Poshtë tutje mbi Tamiz
hija e vjeshtës mbështjell me kujdes
retë që bëjnë pakt me dremitjen
mbi lotë të mbledhura në një thes
që presin të derdhen në detet e mia
ku jeta nis plazheve që në mëngjes.
E ku qëndron fati i bulëzave të vesës,
lotët ua vrasin larinë,
shiu rikthehet me oreksin e tij të vjetër
i paftuar të bëj rimë
mbi çatinë e një shtëpie të vjetër
njësoj prej shekujsh edhe në këtë stinë.
Ti fle e qetë e dashur
në sytë e tu shpërthejnë dy dete të largëta
prej shiut që ciflohet shpejtë
stërkalat të kërkojnë të falur
që ta prishën gjumin e lehtë.
Sytë e tu edhe në këtë stinë të lagur
mbetën vetëm një de(r)t.
Londër, "The Dorchester", 09, Gusht, 2014
Komente 0