Fatmir Terziu
Ninullë E Elbasanit
Kënga është stil tek ti. Oksigjen
që të mbush poret e trupit
dhe të kthen në një,
zog të artë, që vallëzon mbi tehun e ujit,
të lehtë e të mprehtë të Shkumbinit,
valëzim i pafjalë i flladit,
engjëll sy dashurie të ndjej,
pos i trembem mëkatit.
I ndjej dihmat e tua si zogj të prillit,
kënga një zanë e hutuar,
mbretëron violinës së Myzyrit,
pos isoja e lehtë e Krastës,
dirigjim i lodhur i mesnatës,
dremit mbi buzët e tua flakë,
dhe shtrin Egnatias shekullore,
thimthat e rruzares epshore.
Jam unë dëshira e fjetur në shtratin tënd,
në timin shtrat të shtruar në tis,
duhet të të mbaj siç më solle me këngë,
ti je vetë stili i mrekullisë,
për një Zonjë që më jep vrull,
dhe i fundit zë po të bitisë,
unë do të kthehem ninullë.
që të mbush poret e trupit
dhe të kthen në një,
zog të artë, që vallëzon mbi tehun e ujit,
të lehtë e të mprehtë të Shkumbinit,
valëzim i pafjalë i flladit,
engjëll sy dashurie të ndjej,
pos i trembem mëkatit.
I ndjej dihmat e tua si zogj të prillit,
kënga një zanë e hutuar,
mbretëron violinës së Myzyrit,
pos isoja e lehtë e Krastës,
dirigjim i lodhur i mesnatës,
dremit mbi buzët e tua flakë,
dhe shtrin Egnatias shekullore,
thimthat e rruzares epshore.
Jam unë dëshira e fjetur në shtratin tënd,
në timin shtrat të shtruar në tis,
duhet të të mbaj siç më solle me këngë,
ti je vetë stili i mrekullisë,
për një Zonjë që më jep vrull,
dhe i fundit zë po të bitisë,
unë do të kthehem ninullë.
Komente 0