Gëzim Geci
Ankthi
të zhdukurve
Jam gjysh, jam gjyshe
Jam babë e nënë
Jam vëlla, motër, djalë e vajzë
Jam axhë, kushëri dajë e hallë
Jam nip, mbesë, foshnje, e fëmi
Jam burrë, jam grua
Jam shok, jam njeri i rëndomtë
Jam ushtar, jam çlirimtar
Jam zingjiri i gjakut shkullor
Jam etja e pashuar e tiranit
Jam mosha dhe gjinia e pa diskriminuar
Jam plaga më rendë e njerzimit
Jam vaji në buzë e sy i përlotur
Jam emri i thirrur në peshpëritje,
Në gjumë e zgjuar
Jam hija e kërkuar, ankthi,
e dhembja e shpritit
Jam ëndrra dhe malli i pashuar
Jam zëri i pritur në thirrje
Jam imazhi i parafytyruar
Jam shpirti në kërkim
Jam shpresa e mbetur dhe shpresa e shuar.
Jam babë e nënë
Jam vëlla, motër, djalë e vajzë
Jam axhë, kushëri dajë e hallë
Jam nip, mbesë, foshnje, e fëmi
Jam burrë, jam grua
Jam shok, jam njeri i rëndomtë
Jam ushtar, jam çlirimtar
Jam zingjiri i gjakut shkullor
Jam etja e pashuar e tiranit
Jam mosha dhe gjinia e pa diskriminuar
Jam plaga më rendë e njerzimit
Jam vaji në buzë e sy i përlotur
Jam emri i thirrur në peshpëritje,
Në gjumë e zgjuar
Jam hija e kërkuar, ankthi,
e dhembja e shpritit
Jam ëndrra dhe malli i pashuar
Jam zëri i pritur në thirrje
Jam imazhi i parafytyruar
Jam shpirti në kërkim
Jam shpresa e mbetur dhe shpresa e shuar.
Komente 0