>
LETERSISHQIP
Gëzim Geci

Çamerisë

Çamëri trungu i ndarë
Damar gjaku i trupit tim
Fole Shqipesh të pakthim
Lotë vajtimi e mallëngjim

Çamëri mollë e ndaluar
Hallet tua pa përshkrim
Mall i heshtur, plagë e hapur
Rrënkon zemrën e shpirtin tim

Çamëri tokë e shkretuar
Shpresën humbë varrët rrafshuar
Të kujtoj me dhimbshmëri
Trung i ndarë mjera Çam’ri
2008