>
LETERSISHQIP
Gëzim Geci

Verrat E Llukës

Dukagjini lëshoj za
N’verra t’Lluk's i herë me u pa
Anë për anë u thirr kushtrimi
N’verra t’Lluk’s u mbajt tubimi
Vinin Trimat anë nga anë
Njeri-tjetrit besë më i dhanë
Për më i mbrojtë viset Shqiptare
Mos më l’shu për pa dal fare
Verra të Lluk’s vend-histori
Një selam shkoj n’Serbi
Djemtë e Shqipës janë betu
Një p’llembë toke mos më l’shu
E kanë lidhë atë Besë të Madhe
U betuan n’Skenderbe
Lidhën Besën mbarë Shqiptare
Fyt për fyt me shka më u pre.
2008