>
LETERSISHQIP
Gëzim Geci

Mos Më Prek Timin Flamur

Mos ma nd’rro ngjyrën e gjakut
Nuk ma nd’rroj stuhi as moti
Mos më prek tim Flamur
Amanet nga Kastrioti
Nepër Breza, etapa kohe
Këtë Bajrak mbajta në dorë
Në Deçiç, Prizren e Vlorë
Anë e mbanë Dardanisë, anë përtej Ilirisë
Këtë Flamur, këtë ngjyrë të gjakut
Kam ngulitur n’shpirtin tim
Ngjyra tjera s’i shkojnë shtati
Mos u tall me vetvetiun!
Për këtë ngjyrë të kuqe all
Dhe Shqiponjen dy-krenare
U flijova nepër shekuj
Ngjyra e gjakut më priu para
Do të mbroj me fanatizëm
Ty simbol të Shqiptarisë
S’lë askend ta nd’rroj ngjyrën
Pa iu shue votra Arbërisë.
2008