>
LETERSISHQIP
Gëzim Geci

Autokton

Po, po këtu jam Unë, autokton
Kush je ti, nga erdhe, çka kërkon?
Jo, Unë jam këtu, borxh nuk të kam
Jam në tokën time, të Zotit
Të Arbërit, të Dardanit, të Teutes
Jam nipi i Kastriotit, vet Skenderbeu jam
Nuk dal nga këtu, këtu kam tapitë
Këtu shkrova dhe shkruaj historinë
Këtu u linda, këtu qesha e qava
Këtu u kalita në flakë të barotit
Lart e mbaj shpaten e Gjergjit
Gjergj Elez Ali jam, ndal i them Bajlozit
Se këtu çdo p’llëmbë toke Ilire
Me gjakun tim ndër breza ujita
Krajl, Mbret, Sulltan e Perandor
Me shpatë e barot i prita.