>
LETERSISHQIP
Gëzim Ajgeraj

Dekonspirim

Lojërat e të mëdhenjve lart
Ia kanë zënë frymën Atdheut
U ngop njerëzimi me intrigat e politikave

Nuk i hidhet hi syve e miletit
Në ditë me diell
Kot i kanë sprovat e mashtrimeve

Intriga është motra e gënjeshtrës
Thonë i ka këmbët e shkurtra
Çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë

S’po i hanë më kush kopallat