>
LETERSISHQIP
Halil Xani

Intervistë E Imagjinuar

-Mirëdita zotri kryetar!
-Dobardan, novinar!

Më duket unë shqip të fola!
-Mua kështu m`është mësuar goja.

-Kështu flisni edhe në shtëpi?
-E gjithë familja këtë gjuhë e di.

-Doni të thoni ashiqare
Këtë e keni gjuhë zyrtare?

Kryetar, o skile e vjetër
Po kalojmë në një temë tjetër.

-Më thoni si patët fytyrë
Ta pranoni këtë detyrë?

-Nuk e zgjodha, por ma dhanë
Puno kundër shqiptarëve-më thanë.

-Ti duke përdorur dhunën
Ua ndalon shqiptarëve punën!

Si të duket pa shoqëri
S`ke guxim n`kafe me hy?

Eh, këtu nuk jam me ty
N`kafe t`shkjeve pi raki.

-Por më thuaj kur të vije liria
A do të falë shqiptaria?

-Kam dëgjuar një fjalë qemoti
Se shqiptarët janë si zoti.

Ata janë të mëshirshëm shumë
Në fund me ta kthehem unë.

-Por kryetar s`thuhet sëkoti
Kur s`të do populli, s`të do as zoti.

Për ty nuk ka tjetër derë
Pos të mbytesh, o të rrosh i mjerë.
1990