Irma Kurti
Dridhem Si Gjethe
Më ndodh shpesh, gati çdo ditë
që nostalgjia më troket në shpirt
e pas çdo zileje të celularit, Nënë,
më duket sikur do t’më flasësh ti:
"Shpirt i mamit vishu, bën ftohtë,
mos u lodh, kujdes për veten ki!"
Ndihem e mbrojtur e s’kam frikë,
më transformon në fëmijë zëri yt...
Nëna ime nuk mund të kthehet më
e ndihem e dobët, e vetme në botë,
s’më përkëdhel dot me vështrim,
dashuri e saj s’mund të më shpëtojë.
Ka ikur, ka ikur, ka ikur pa kthim,
askush në zemër s’ma zëvendëson,
s’mund të ndajmë së toku një gëzim,
as një dhimbje dhe as një pikë lot.
Përjetoj gjithnjë ndjesi të çuditshme,
dridhem si gjethe vjeshte dhe pres
që pas çdo zileje të telefonit, Nënë,
zëri yt t’më ledhatojë si fllad i lehtë.
IRMA KURTI
që nostalgjia më troket në shpirt
e pas çdo zileje të celularit, Nënë,
më duket sikur do t’më flasësh ti:
"Shpirt i mamit vishu, bën ftohtë,
mos u lodh, kujdes për veten ki!"
Ndihem e mbrojtur e s’kam frikë,
më transformon në fëmijë zëri yt...
Nëna ime nuk mund të kthehet më
e ndihem e dobët, e vetme në botë,
s’më përkëdhel dot me vështrim,
dashuri e saj s’mund të më shpëtojë.
Ka ikur, ka ikur, ka ikur pa kthim,
askush në zemër s’ma zëvendëson,
s’mund të ndajmë së toku një gëzim,
as një dhimbje dhe as një pikë lot.
Përjetoj gjithnjë ndjesi të çuditshme,
dridhem si gjethe vjeshte dhe pres
që pas çdo zileje të telefonit, Nënë,
zëri yt t’më ledhatojë si fllad i lehtë.
IRMA KURTI
Më shumë nga Irma Kurti
Komente 0