Irma Kurti
Zëri Yt Nuk Mbërrin Atje
S’e di nëse do t’i kthehesh kësaj historie
ashtu si një libri kur sërish e shfletojmë,
nëse padashur do të të shpojnë gjembat,
teksa lulet dhe pranverën kërkon tek ajo.
A thua do të të ngrohë si diell kujtimi saj,
do duash ta rijetosh me mendje çdo stinë?
Apo dielli do të duket i ftohtë e i zbehtë
ashtu siç ndodh kur fshehur pas reve rri.
Do të ndiesh mall, dashuri a boshllëk,
apo do të ngjajë veç një histori e harruar,
do të më kërkosh në vargjet që kam lënë,
o do t’i quash të trishta, do i flakësh tutje?
Nëse do të më dëshirosh ashtu si atëherë,
zemrën e trupin me njëri-tjetrin ta ndajmë,
ndoshta për një çast do harrosh ku gjendem,
me siguri do t’më thërrasësh me zë të lartë.
Do kalojnë minuta e ti do të shqetësohesh
për mua, që në takime s’vonohesha kurrë.
Mjegulla dalëngadalë do nisë të rrallohet
e vuajtja të gjitha mendimet do t’i mundë.
Do të kujtohesh që jam larg, në parajsë,
të kisha thënë: "Për mua mos u trishto",
ka mundësi zëri yt nuk mbërrin gjer atje
e asnjë mjet transporti tek ti s’më sjell dot.
IRMA KURTI

Komente 0