Irma Kurti
Pantoflat E Vetmisë
Spektakli për sonte mbaroi
dhe sipari u ul me mundim,
aktorët: miqtë e mikeshat
u kthyen në shtëpi.
Salla u zhyt në gjysmëhije,
ikën të fundit spektatorë.
Teatri antik i hipokrizisë
vazhdoi të luhet edhe sot.
U bë vonë, duhet të shkoj
në strehëzën e qetësisë.
Poshtë divanit më presin
pantoflat e vetmisë.
dhe sipari u ul me mundim,
aktorët: miqtë e mikeshat
u kthyen në shtëpi.
Salla u zhyt në gjysmëhije,
ikën të fundit spektatorë.
Teatri antik i hipokrizisë
vazhdoi të luhet edhe sot.
U bë vonë, duhet të shkoj
në strehëzën e qetësisë.
Poshtë divanit më presin
pantoflat e vetmisë.
Nga libri "Në borxh me dashurinë", 2018
Më shumë nga Irma Kurti
- Vetmia Më E Keqe
- Një Gjethe E Vetmuar
- Më Mungon Zëri Yt
- Atë Ditë Shpresoj Të Mos Jem
- Je Veçse Një Hije
- Në Shpirtin Tim Bie Shi
- Pak Durim...
- Herët A Vonë
- Unë E Kam Dashur Këtë Njeri
- Ti Ishe Gabimi Im
- Je Mërzitur Me Mua
- Do Të Më Duash Përsëri?
- Trupi Im Prej Gruaje
- Shiu
- Dridhem Si Gjethe
- Dua Të Jetoj, Që Të Vdes Me Ty
Komente 0