Irma Kurti
Distancat
Nuk e di se ku më çojnë hapat
në këtë ditë me shi e vetëtimë
prapa pemëve fshihen stuhitë.
Unë eci si e dehur, silueta ime
tanimë reflektohet në një pellg,
atje noton bashkë me të tjerat
si gjethe me ngjyrë të zbehtë.
Shiu nuk më lag dhe lagështia
fare nuk më prek, qielli i errët
do të ndriçojë mendimet e mia,
duke më dërguar ndonjë rrufe.
S'është mjegulla e këtij peizazhi
që e trishton shpirtin tim, është
dhimbja e heshtur që më zgjon
nën një qiell melankolie dhe gri.
Jam e dobët, e paaftë të kapërcej
kontrastet tona dhe atë distancë
me veten time, e bllokuar në një
rrjetë të dendur ndjesish, që nuk
mund t'u gjej një emër kurrsesi.
Unë mbetem këtu, e brishtë, pa
mundur jo që t'i sfidoj largësitë,
nën fuqinë e çmendur të një loje
me ngjyra që shpesh ndërrojnë,
me hapat e mi që më çojnë kudo,
po jo tek rruga jote dhe as tek ti.
në këtë ditë me shi e vetëtimë
prapa pemëve fshihen stuhitë.
Unë eci si e dehur, silueta ime
tanimë reflektohet në një pellg,
atje noton bashkë me të tjerat
si gjethe me ngjyrë të zbehtë.
Shiu nuk më lag dhe lagështia
fare nuk më prek, qielli i errët
do të ndriçojë mendimet e mia,
duke më dërguar ndonjë rrufe.
S'është mjegulla e këtij peizazhi
që e trishton shpirtin tim, është
dhimbja e heshtur që më zgjon
nën një qiell melankolie dhe gri.
Jam e dobët, e paaftë të kapërcej
kontrastet tona dhe atë distancë
me veten time, e bllokuar në një
rrjetë të dendur ndjesish, që nuk
mund t'u gjej një emër kurrsesi.
Unë mbetem këtu, e brishtë, pa
mundur jo që t'i sfidoj largësitë,
nën fuqinë e çmendur të një loje
me ngjyra që shpesh ndërrojnë,
me hapat e mi që më çojnë kudo,
po jo tek rruga jote dhe as tek ti.
Më shumë nga Irma Kurti
Komente 0