Irma Kurti
Herët A Vonë
Herët a vonë do të gjendesh edhe ti
në këtë segment rruge. Do të ndjesh
dhembjen që në shpirtin tënd thërret
e ulërin, do të ndjesh mungesën për
njerëzit e shtrenjtë që nuk janë më,
atë boshllëk që kthehet në greminë.
Herët a vonë do të kalosh edhe ti në
këtë rrugë të pashtruar me kurthe ku
trupi plaket, ku hapat ngadalësohen,
shpirti mbetet përgjithmonë fëmijë
tek përpiqet të kapë ëndrrat e fundit.
Herët a vonë do të gjendesh edhe ti
ndaj zbute vështrimin, ashpërsinë që
nga çdo pore trupi buron, zemërimin
e egër, ndjesinë se universi rreth teje
rrotullohet dhe mos harro, se edhe ti
je një hije në një jetë kalimtare si kjo.
në këtë segment rruge. Do të ndjesh
dhembjen që në shpirtin tënd thërret
e ulërin, do të ndjesh mungesën për
njerëzit e shtrenjtë që nuk janë më,
atë boshllëk që kthehet në greminë.
Herët a vonë do të kalosh edhe ti në
këtë rrugë të pashtruar me kurthe ku
trupi plaket, ku hapat ngadalësohen,
shpirti mbetet përgjithmonë fëmijë
tek përpiqet të kapë ëndrrat e fundit.
Herët a vonë do të gjendesh edhe ti
ndaj zbute vështrimin, ashpërsinë që
nga çdo pore trupi buron, zemërimin
e egër, ndjesinë se universi rreth teje
rrotullohet dhe mos harro, se edhe ti
je një hije në një jetë kalimtare si kjo.
Më shumë nga Irma Kurti
Komente 0