Irma Kurti
Skenari I Një Dite
Sjell ndërmend shëtitjen tonë përgjatë lumit
që e ndante qytetin në dy pjesë. Ujërat ishin
të turbullt dhe të paqetë, por shpirti im dukej
i kthjellët si një pikë vesë. Oh, isha e brishtë
si një gjethe vjeshte që lumi i tërbuar e merr
dhe në breg e çon, po ty të doja aq shumë sa
dhe fantazia vetë s’mund ta përshkruajë dot.
Papritur ti m’u afrove dhe më more në krahë,
doje të më puthje, por unë të thashë: "jo", pa
e ditur se nuk do të shihja më kurrë e zemra
tek ai çast do të mbetej peng përgjithmonë.
Dhe do ta merrja me vete atë përqafim përtej
deteve, kufijve, përtej kohës vetë e parfumin
tënd si të një trëndafili do e ruaja ndër vite të
mbyllur në thellësi të shpirtit tim, me kujdes.
Kanë kaluar muaj, vite e skenarin e asaj dite
e kam ndryshuar mijëra herë; atë "jo" që unë
e shqiptova ashtu kot e transformova shpesh
në "po". Nëpër muzgjet e mia të vetmuara të
kam puthur me pasion. Skenarin e asaj dite e
kam ndryshuar mijëra herë, por jo ndjenjën
për ty, që vazhdon të rrijë me parfumin tënd
aty thellë, në sëndukun e shpirtit tim...

Më shumë nga Irma Kurti
Komente 0