Irma Kurti
Buzëqeshja E Nënës
Ti ishe tretur dhe dobësuar Nënë
ashtu si një qiri në një natë dimri
të gjatë ndërsa unë mundohesha të
nxirrja nga muzgu i shpirtit fjalë
që do ta qetësonin zemrën sadopak.
Të kishin lodhur vizitat në spitale,
diagnozat e gabuara apo dhe bluzat
e bardha me xhepa si gojë të mëdha
që kërkonin pafund para; por jeta ty
ende të dukej magjia më e bukur që
duhej jetuar e kacavirrreshe pas saj
si tek një mal i thepisur edhe i lartë.
Ecnim të dyja nëpër rrugë të ngushta
midis ndërtesave të vjetra që te njera
tjetra mbaheshin me mundim, ashtu
si ti tek unë. Të lehtë dhe të ngadaltë
hapat e tu, në tokë nuk linin gjurmë.
Por buzëqeshja jote teksa shkelnim
ndër shtigje të mbuluara me mjegull
si e ardhmja jote, tanimë një enigmë,
ishte një far që ndriçonte në errësirë.
Buzëqeshja jote Nënë ishte shpëtimi im!
ashtu si një qiri në një natë dimri
të gjatë ndërsa unë mundohesha të
nxirrja nga muzgu i shpirtit fjalë
që do ta qetësonin zemrën sadopak.
Të kishin lodhur vizitat në spitale,
diagnozat e gabuara apo dhe bluzat
e bardha me xhepa si gojë të mëdha
që kërkonin pafund para; por jeta ty
ende të dukej magjia më e bukur që
duhej jetuar e kacavirrreshe pas saj
si tek një mal i thepisur edhe i lartë.
Ecnim të dyja nëpër rrugë të ngushta
midis ndërtesave të vjetra që te njera
tjetra mbaheshin me mundim, ashtu
si ti tek unë. Të lehtë dhe të ngadaltë
hapat e tu, në tokë nuk linin gjurmë.
Por buzëqeshja jote teksa shkelnim
ndër shtigje të mbuluara me mjegull
si e ardhmja jote, tanimë një enigmë,
ishte një far që ndriçonte në errësirë.
Buzëqeshja jote Nënë ishte shpëtimi im!
Më shumë nga Irma Kurti
Komente 0