Irma Kurti
Larg Syve Të Mi
Ti je tretur, mpakur larg syve të mi,
rrudhat kanë zënë vend aty -këtu,
unë e dëshpëruar kërkoj njeriun
që më bëri të marrosem dikur.
Kërkoj dy buzët që më dhuruan
puthjen më të bukur në botë,
trupin që ndjesi të tjera më fali,
por ç’e do, u lodhkam kot.
Pak kaltërsi ka mbetur tek sytë,
je kërrusur, lodhur, nuk di se si,
unë trishtohem, pa zë grindem,
vuaj, vuaj...më vjen keq për ty!
Jepma dorën, të falem, ta puth,
të ulem në gjunjë me përgjërim,
më dhe dashurinë më të madhe
e tillë do mbetet deri në amshim.
rrudhat kanë zënë vend aty -këtu,
unë e dëshpëruar kërkoj njeriun
që më bëri të marrosem dikur.
Kërkoj dy buzët që më dhuruan
puthjen më të bukur në botë,
trupin që ndjesi të tjera më fali,
por ç’e do, u lodhkam kot.
Pak kaltërsi ka mbetur tek sytë,
je kërrusur, lodhur, nuk di se si,
unë trishtohem, pa zë grindem,
vuaj, vuaj...më vjen keq për ty!
Jepma dorën, të falem, ta puth,
të ulem në gjunjë me përgjërim,
më dhe dashurinë më të madhe
e tillë do mbetet deri në amshim.
Nga libri me poezi "Bëj sikur fle", 2005
Më shumë nga Irma Kurti
Komente 0