>
LETERSISHQIP

Unë E Kam Dashur Këtë Njeri

Unë e kam dashur këtë njeri, e kam menduar
çdo ditë, çdo çast, ëndërroja ta puthja në çdo
pikë shiu dhe ta mbaja si një thesar në krahë.

Për të kam provuar xhelozi, jo një, por qindra
herë, jam grindur shpesh dhe me veten, që atë
të mos e lëndoja në asnjë moment.

Ai nervozohej shpesh me mua, ndoshta ishte
ndjenja ime për të që e turbullonte pa masë.
Jo një herë po me qindra herë më ka shkelur
me këmbë, por unë nuk e ndjeja se në zemër
kisha dashuri dhe mall.

Unë e kam dashur këtë njeri dikur, jo shumë
larg, por ca muaj më parë. Ndërsa e vështroj
foton e tij, tiparet, gjithçka që nuk më përket
më, provoj emocion, më vjen gati të qaj. Por
zgjat vetëm një çast.