>
LETERSISHQIP
Irma Kurti

Takim Me Nënën

Trokisja në pragun e shtëpisë
askush s’hapte derën. Sa çudi!
Ndihesha e lodhur, e trishtuar,
gishtat më dhimbnin, padyshim.

Dëgjoja veç zërin e nënës sime,
më thoshte: "E ke kot, s’e hap!"
Nuk arrija ta kuptoja se përse
s’isha pjesë e dashurisë së saj.

Nëna ime më hapte dyert e botës
sapo më merrte në një përqafim.
Ndieva një lot tek më rrëshqiti
në pragun tim të fëmijërisë...

Ishte veç ëndërr, u dëshpërova
që takimi me nënën zgjati pak,
le të mos ma hapte derën kurrë,
boll që të dëgjoja zërin e saj!
Nga libri "Mesazhe nga lart", 2018