Jeton Kelmendi
Epilog
I dashur njeri
dil priti ardhjet e mia
folu heshtjeve me gjuhën e arsyes
është skeleti i një mendimi
të mbaruar
rrugë me shumë kthesa është jeta
prite vetën në takim
me të shkruemen e Zotit
që ta shkruan të nesërmen
nëse të kujtohet edhe shpresa
shpreso për më mirë
se e sotmja.
nëse realiteti është duke ëndërruar
zgjohu me kohë
ktheju vetës në fillim
dhe ec me kujdes
hedh shikimin përpara vetës
e mos harro rregullat e natyrës
orientimin
mos e çoriento
deri të mbërrish në destinacion
me pak më shumë kujdes
kujtoj, udhëtim bënë vitet
deri të ne
që t’i numëroj tak e tuket
e rrahje - zemrës
së shekullit
i qasemi njëri-tjetrit
po vetën ku e kemi
pranvera përcjell dimrin
dhe niset drejt verës
a të pëlqyen këto fjalë
për të nesërmen
që lind sot
si jeta që kërkon gëzim
më thuaj edhe një fjalë
ti mendim i bardh, i mirë
në veshët e qiellit
zëri i dashurisë po dëgjohet
besimi im
këngë fryme me ritme
a nuk dëgjove shikim
të më përgjigjesh, apo nuk të hynë
në funksion
epilogu
mos është plakur e paardhura
e jetës time,
ose, mos është vonuar e shkuara,
nuk ka shkuar akoma
po më shikon me dylbi hija ime
o ti që s’po ta mbaj emrin
në mend,
dëgjomë,
fjalën e kam për ty
ti që u bëre Unë
sonte,
dhe prapë s’po kupton vetvete
këtu po ta lë një porosi
sa herë merr rrugë kënga
merr me vete pak melodi
e shko si dasmorë, krushku im
jetën trajtoje si nuse
njeri
mëso të jesh dikushi
gjithçka pastaj merr epilog.
dil priti ardhjet e mia
folu heshtjeve me gjuhën e arsyes
është skeleti i një mendimi
të mbaruar
rrugë me shumë kthesa është jeta
prite vetën në takim
me të shkruemen e Zotit
që ta shkruan të nesërmen
nëse të kujtohet edhe shpresa
shpreso për më mirë
se e sotmja.
nëse realiteti është duke ëndërruar
zgjohu me kohë
ktheju vetës në fillim
dhe ec me kujdes
hedh shikimin përpara vetës
e mos harro rregullat e natyrës
orientimin
mos e çoriento
deri të mbërrish në destinacion
me pak më shumë kujdes
kujtoj, udhëtim bënë vitet
deri të ne
që t’i numëroj tak e tuket
e rrahje - zemrës
së shekullit
i qasemi njëri-tjetrit
po vetën ku e kemi
pranvera përcjell dimrin
dhe niset drejt verës
a të pëlqyen këto fjalë
për të nesërmen
që lind sot
si jeta që kërkon gëzim
më thuaj edhe një fjalë
ti mendim i bardh, i mirë
në veshët e qiellit
zëri i dashurisë po dëgjohet
besimi im
këngë fryme me ritme
a nuk dëgjove shikim
të më përgjigjesh, apo nuk të hynë
në funksion
epilogu
mos është plakur e paardhura
e jetës time,
ose, mos është vonuar e shkuara,
nuk ka shkuar akoma
po më shikon me dylbi hija ime
o ti që s’po ta mbaj emrin
në mend,
dëgjomë,
fjalën e kam për ty
ti që u bëre Unë
sonte,
dhe prapë s’po kupton vetvete
këtu po ta lë një porosi
sa herë merr rrugë kënga
merr me vete pak melodi
e shko si dasmorë, krushku im
jetën trajtoje si nuse
njeri
mëso të jesh dikushi
gjithçka pastaj merr epilog.
Pejë, 14 Prill, 2020
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Në Shtëpinë E Shpirtit
- Të Jesh Njeri
- Krejt Çka Po Vijnë, Po Shkojnë
- Atdheu Im Ka Një Zakon Të Keq
- Mbaje Veten Në Kohë
- Zbulesa
- Nuk Dilet Në Një Kohë Tjetër
- Dilë Prej Vetës, Emigro
- Portret Liriku Në Lirinë E Tij
- U Ula Në Fund Të Vetëvetës
- Vitet I Bart Me Shpinë
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- Nga E Ka Origjinën Dashuria
- Loja E Paluajtur
- Do Të Të Them Diçka
- Mjafton Që Jam Diku
Komente 0