Jeton Kelmendi
Si Lexohet Dashuria
Letër pubike të dashurës
Të gjejë diku në ndonjë varg
nëpër ndonjë poezi
të shkruar vite më pare
dhe nuk të kërkoj
udhëve të imagjinatës
sado që parafytyrojë ngjarje
të bukura për ty e për mua
nuk më duhen data të caktuara
as përvjetorë ndodhish për ne
për ta kujtuar se
sa të dua
për mua jeta nuk është jetë
nëse s’të dua çdo minutë
e nëse bashkë na u bënë
kaç vjet
çka do të mund t’i shtojmë
kuptimit
për mua as jeta s’është me kuptim
nëse s’të dua serish
prej fillimit
si tash e deri në mbarim
nuk i vura gjuhës shteg
i lash fjalët të dalin
ashtu si ndjenë zemra
prandaj
sido qe të thërras
nuk mjaftohem as më kaç
të nxjerr nga kuptimi i fjalës
dhe të vë kuptim jete
e jetoj me ty.
nëpër ndonjë poezi
të shkruar vite më pare
dhe nuk të kërkoj
udhëve të imagjinatës
sado që parafytyrojë ngjarje
të bukura për ty e për mua
nuk më duhen data të caktuara
as përvjetorë ndodhish për ne
për ta kujtuar se
sa të dua
për mua jeta nuk është jetë
nëse s’të dua çdo minutë
e nëse bashkë na u bënë
kaç vjet
çka do të mund t’i shtojmë
kuptimit
për mua as jeta s’është me kuptim
nëse s’të dua serish
prej fillimit
si tash e deri në mbarim
nuk i vura gjuhës shteg
i lash fjalët të dalin
ashtu si ndjenë zemra
prandaj
sido qe të thërras
nuk mjaftohem as më kaç
të nxjerr nga kuptimi i fjalës
dhe të vë kuptim jete
e jetoj me ty.
Prishtinë me 29 mars 2020
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Nuk Dilet Në Një Kohë Tjetër
- Mbaje Veten Në Kohë
- Poezia Që Nuk Deshi Të Shkruhet
- Poezi
- Jeta Jeton Në Mua
- U Ula Në Fund Të Vetëvetës
- Të Jesh Njeri
- Nuk Është Larg Secila Largësi
- Dilë Prej Vetës, Emigro
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- Nga E Ka Origjinën Dashuria
- Mjafton Që Jam Diku
- Më E Vështirë Jeta Në Luftë Apo Në Pandemi
- Portret Liriku Në Lirinë E Tij
- Loja E Paluajtur
- Në Shtëpinë E Shpirtit
Komente 0