Jeton Kelmendi
Fytyrën Time Kërkoj
I kërkoj falje vetës
se nuk po di ta gjejë kund,
që t’ia shoh fytyrën
si duket këto ditë të pakohë
nga fundi i kërkimit
vetëm të panjohura, mistere
kam nis e po shoh, gjithçka
që të gjitha drejtimet
më largojnë prej vetës
i jap kurajë harrimit, se
sa çoroditur janë kohët
që në emër na thërrasin
ku shkojnë, pastaj ne ku
mbesim
sikur zogjtë të humbur
me shpresën serish bie
në kundërshtim
që të jem më i sinqertë
stinët e mendimeve kanë
ndërruar kuptim
një fytyrë të vërtetë po e lypi
fytyrën time
se në kohë amorfe po jeton normalja
që të shkosh në hap me kohën
i saktë duhet orari, preciz
po sikur rruga që të
kthen tek vetvetja
e derisa kërkoj një fytyrë
saktësisht timen
në secilin drejtim që
shikoj, ty të shoh
askushi im
dhe pastaj po mjaftohem që ekzistoj diku
e kështu derisa ta gjejë
fytyrën time
ti duku pak më i mire
fytyra e kohës është kjo, jo e imja.
se nuk po di ta gjejë kund,
që t’ia shoh fytyrën
si duket këto ditë të pakohë
nga fundi i kërkimit
vetëm të panjohura, mistere
kam nis e po shoh, gjithçka
që të gjitha drejtimet
më largojnë prej vetës
i jap kurajë harrimit, se
sa çoroditur janë kohët
që në emër na thërrasin
ku shkojnë, pastaj ne ku
mbesim
sikur zogjtë të humbur
me shpresën serish bie
në kundërshtim
që të jem më i sinqertë
stinët e mendimeve kanë
ndërruar kuptim
një fytyrë të vërtetë po e lypi
fytyrën time
se në kohë amorfe po jeton normalja
që të shkosh në hap me kohën
i saktë duhet orari, preciz
po sikur rruga që të
kthen tek vetvetja
e derisa kërkoj një fytyrë
saktësisht timen
në secilin drejtim që
shikoj, ty të shoh
askushi im
dhe pastaj po mjaftohem që ekzistoj diku
e kështu derisa ta gjejë
fytyrën time
ti duku pak më i mire
fytyra e kohës është kjo, jo e imja.
Paris, 26 Janar 2020
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Nuk Është Larg Secila Largësi
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- Si Lexohet Dashuria
- Në Shtëpinë E Shpirtit
- Ngjarje Që Duhet Të Ndodhë
- Gjithëçka Largohet
- Poezi
- Vitet I Bart Me Shpinë
- Shoqëria Në Kohë Pandemie
- Në Cilin Stacion Zbret Fati
- Porosia Ime
- Jeta Në Harrim
- Kështu Deshi Ajo Një Natë
- Prejardhja E Guximit
- Më E Vështirë Jeta Në Luftë Apo Në Pandemi
- Si Të Dukem Më Ndryshe
Komente 0