Jeton Kelmendi
Unë Banoj Në Ketë Pranverë
Do doja një pranverë tjetër
por ja që banoj në ketë Pranverë
siç banojnë muajt e ditët
Prilli e Maji, dhe disa ditë Marsi e Qershori
sepse nuk kanë tjetër shtëpi
pranvera është e mirë, ama kur nuk ka pandemi
shtëpia ime – panverë e sivjetme
ku po banojmë të gjithë, sikur Unë
me ID karta të përkohshme
si për të huaj
dhe e di mirë, se mund të na
kthesh, andej nga s’kemi ardhur
dëshmitarët, më binden se ti pranverë
shtëpinë e ke në përkohësi
prandaj
gjërat, mbase mund të jenë edhe asgjë
jeta dhe vdekja kështu bashkëjetojnë.
por ja që banoj në ketë Pranverë
siç banojnë muajt e ditët
Prilli e Maji, dhe disa ditë Marsi e Qershori
sepse nuk kanë tjetër shtëpi
pranvera është e mirë, ama kur nuk ka pandemi
shtëpia ime – panverë e sivjetme
ku po banojmë të gjithë, sikur Unë
me ID karta të përkohshme
si për të huaj
dhe e di mirë, se mund të na
kthesh, andej nga s’kemi ardhur
dëshmitarët, më binden se ti pranverë
shtëpinë e ke në përkohësi
prandaj
gjërat, mbase mund të jenë edhe asgjë
jeta dhe vdekja kështu bashkëjetojnë.
Rugovë me 5 prill 2020
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Shenjat E Kujtesës
- Mendja
- Dua Me U Hidhërua Pak Me Ty
- Fytyrën Time Kërkoj
- Nuk Është Larg Secila Largësi
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- Si Lexohet Dashuria
- Në Shtëpinë E Shpirtit
- Ngjarje Që Duhet Të Ndodhë
- Gjithëçka Largohet
- Poezi
- Vitet I Bart Me Shpinë
- Shoqëria Në Kohë Pandemie
- Në Cilin Stacion Zbret Fati
- Porosia Ime
- Jeta Në Harrim
Komente 0