Jorgo Telo
Midis Majash – Kryemaja
Migjenit
Po të flas, Millosh,
flas në gjuhën Tënde
Flas në shqipen tonë,
Ti i që i dhe përndritje e nur.
Si meteor, Migjen,
të panë këto vende.
Ndaj themi shpeshërisht:
"Na ish një div dikur..."
Njëqind vjet më parë
si fat për këto troje
Një e vyer mendje
na iu shtove kombit.
Mes majash – kryemajë
në malet arbërore
Me zërin gjëmimtar,
si sfidant i Globit.
Ta thërrmoi shpirtin
breng’ e vegjëlisë
Hallet e atdheut
ta venitën trupin,
Porse dot s’i mbrojte,
Millosh, mushkëritë;
Poet i mjerimit,
Ia the kohës... surrupin*
*surrupin (krahinorizëm = qortimin)
Botuar te vellimi poetik "Flladitjr zagorite"
flas në gjuhën Tënde
Flas në shqipen tonë,
Ti i që i dhe përndritje e nur.
Si meteor, Migjen,
të panë këto vende.
Ndaj themi shpeshërisht:
"Na ish një div dikur..."
Njëqind vjet më parë
si fat për këto troje
Një e vyer mendje
na iu shtove kombit.
Mes majash – kryemajë
në malet arbërore
Me zërin gjëmimtar,
si sfidant i Globit.
Ta thërrmoi shpirtin
breng’ e vegjëlisë
Hallet e atdheut
ta venitën trupin,
Porse dot s’i mbrojte,
Millosh, mushkëritë;
Poet i mjerimit,
Ia the kohës... surrupin*
*surrupin (krahinorizëm = qortimin)
Botuar te vellimi poetik "Flladitjr zagorite"
Komente 0