Kadrush Radogoshi
Antipoezi Për Trojën Dhe Kalin E Drunjtë
Cilët zotna më paskan detyruar
Jo ta ringjallë, por as të mos e parafytyroj Trojën
Pa Kalin e Drunjtë para dyerve të saj, cilët?
Gramatika e emrit e shkruar në ADN-në time
Është e thjeshtë, flet shqip, është e kuptueshme,
Siç është e kuptueshme çdo ditë e pranverës
E puthur nga dielli në faqen e saj të lulëzuar:
Trojë-Troja, shumës i singularizuar i emrit "truall-trolli"
Është në trajtën e shquar sepse gjithmonë është shquar nga trojet tjera
Në rruzullin tokësor,
Mund të lakohet në pesë rasat e sotme të trojanishtes së lashtë
Mund të kryej funksione të shumta në fjalinë e zgjeruar me kryefjalë ekzistencën
Të vendosur në reliefin mes valëve të detit e majave të bjeshkëve kësulëbardha.
Dardania e shënuar në hartën e të gjitha dhimbjeve
Ende po vajton kalorësit dardanë
Të vrarë pabesisht në Luftën e Trojës
Nga Kali i Drunjtë
Besa edhe më shumë nga mbreti mendjelehtë që e kuptoi atë
Si dhuratë perëndish
E nuk e dëgjoi paralajmërimin e së bijës,
Kur papërgjegjshëm lejoi t’ia vishnin atë me fustanin e çmendurisë,
E nuk e përfilli kundërshtinë e madhe të Orakullit Laokoon
Kur e gjuajti me heshtën e mllefit Kalin e Drunjtë.
Nga barku i Kalit të Drunjtë ka dalë edhe Kali i sotëm i Varreve
Paçka se nganjëherë e quan veten gjarpër e tërhiqet zvarrë
Nëpër katër shkronjat e emrit "Shtet", të shndërruara në karrige presidenciale
E trupin e lakon si gjarpër, buzëqesh e kafshon tinëzisht
E pastaj e shpallë kumtin e madh për ndëshkimin e Laokoonit.
Kur me mijëra të etur protestojnë nëpër vapë për ndaljen e ujit,
Qenia e çuditëshme me kokën e Kalit të Varreve e trupin e gjarprit
Hyn në barkun e Kalit të Drunjtë dhe krekoset me lundrimin
Nëpër atë liqe lotësh të mijëra e mijëra nënash dhe krekoset me ndaljen e ujit
Si një shtrigë e dalë nga përralla e bërë përrallë
E vret njerëz me plumbat e etjes në vendin e shndërruar në shkretëtirë.
Troja ime e Re,
Me gërshërët e nxjerra nga ai bark i Kalit të Drunjtë
Bastardët po të vizatojnë në hartën e një dhimbjeje të padurueshme
Po të vendosin në një Shtrat të Ri Prokrusti,
Ku do t’i shkurtojnë këmbët se i pengon ecja jote vertikale.
Nxirr nga thellësi e çdo qelize të trupit tënd nga një kalorës dardan,
Nga ata, që dhjetë vjet e mbrojtën Trojën!
Dëgjoje profecinë e Laokoonit
E mos iu beso dhuratave të danajve
Edhe kur e shpallin veten të deleguar perëndish!
Edhe varrin e Isës ta kanë nxjerrë në treg,
Të Isës shtatlis të Boletinit
Jo të Isë Xhuxhmaxhuxhit këmbalec.
T'i kanë nxjerrë në shitje edhe ëndrrat e fëmijëve të sotëm e të nesërm
E po ua vrasin buzëqeshjet engjëllore, që zbukurojnë tokë e qiell
Kur shndrisin si yje e kur ndriçojnë si diell.
Ushtarët e Kalit të Drunjtë dhe kuajt e varreve
Po qëndrojnë përbuzshëm
Para Trojës sime
Para Trojës sate
Para Trojës sonë!

Komente 0