Kevin Çika
Mall
Valët e detit largohen,
dhe nënës duket se i shteron.
Fryn dhe erë, bien pikat e shiut,
gjëmon stuhia,
por nuk largohet dot,
kërkon të mbushë detin me lot.
Kërkon që dikush,
një përgjigje ti thotë.
Qan nëna e ngratë buzë detit.
Ndjen mall, ka çaste,
është nëna e një emigranti.
dhe nënës duket se i shteron.
Fryn dhe erë, bien pikat e shiut,
gjëmon stuhia,
por nuk largohet dot,
kërkon të mbushë detin me lot.
Kërkon që dikush,
një përgjigje ti thotë.
Qan nëna e ngratë buzë detit.
Ndjen mall, ka çaste,
është nëna e një emigranti.
Komente 0