>
LETERSISHQIP

Doren Nga Dora S'e Hoqa

Perlotur dorën nga dora se hoqa:
Dhe zemra jo!.. jo me tha,
Unë atë dorë e ndjeva temjam,
E vënd për dore tjetër në zemër nuk kam.

I përlotur u shkeput shikimi,
Si dielli në horizontin e një perëndimi,
Syri bredhur përmes qerpikut,
Nën një fletë që binte prej fikut,

Në vaj e mbulojë natyrën,
Por dhe timen, të brishtën fytyrën…
Dora dridhur lotët fshinte,
Sikur rrëkezat kërkonte ti pinte,

Zemra rrihte fort, pa pushim,
Dërgonte mesazhe pa mbarim.
Qerpiku herë hapej e herë mbyllej,
Loti gëzimit në thellësi të tij mbytej…

Renkonte rreth lotit me ethet
Një deshirë malli,
Dorë mbi dorë perkedheleshin shikimet,
Zogjtë këngën binin nga perëndim shtegëtimet…

Ne, mes lotë gëzimesh pinim premtimet…