>
LETERSISHQIP

Të Krijosh Vargje

Mes vargjesh shpesh kam fjetur,
Ëndrrash dora mbante lapsin,
Goma për shuarje e etur,
Nëpër leter më hidhte hapin…

Unë zgjohesha krejt e rraskapitur
Por jo e dëshpëruar dhe pikëlluar,
Drita e frymëzimit nuk më ish venitur,
Prandaj prapë e prapë duhej provuar…

Kuptoja dhe vetë, të shkruash është art,
Nuk është e lehtë të bësh, gatuash vargje,
Mbi supet e tij autori gjithmonë mbart,
Të mbushur me mendime plot një magje…

Të krijosh do të thotë të luftosh me bindje,
Si nëna që fëmijën sjell në jetë, në lindje…