>
LETERSISHQIP

Virgjereshë Me Thonë

Virgjëreshë me thonë,
Por unë nuk jam
Që nga ëndërra e asaj nate..
Ti kalëruar mbi shalë,

Me kurorën e dashurisë në duar,
Ndalove pranë këmbëve të mija,
E pukur pamja jote, por dhe hija…

Hëna, si hëna,
Shikonte e turpëruar
Nën flokët e lëshuar të shelgut,
Dhe sytë e bukur,
I hidhte në pasqyrën e pellgut.

Ti i lexove sytë e mi,
Mate të rrahurat e zëmrës,
Që i ngjanin ritmit të këngës.
Isha, Unë, virgjëresha e pa djallëzuar,
Si e marrë të putha në buzë e në duar,
Ashtu si pa kuptuar, isha zhvirgjeruar.

Më doli gjumi,
Nga valët e këngës së një lumi,
Edhe pse virgjëreshë me thonë,
Unë mes endërrash harruar,
Jam dashuruar e çvirgjëruar…

Çvirgjërimin, vetëm ëndërra ime e ka kuptuar!