>
LETERSISHQIP

Kërkoj Hijet E Natës

Kërkoj hijet e natës,
Që hënën paskan fshehur.
S'paskan dal as yjet
Të shuhen në rrugën time…

Errësirës për një çast s’ja shihja fytyrën,
Vallë a do me shihte në sy,
Që ti numëroja gabimet,
Strajcat tja mblidhja një e nga një,
Tja hidhja përtej kufijve të dritës.

Doja të më rrëfente çdo mekat,
E maskat tja përplasja fytyrës,
Jam perfekte lindur prej natyrës…

Të zgjoja hënën e përgjumur,
Ta shihja errësirën,
Cilën rrugë do ndiqte,
Do bënte dritë, apo do vdiste?

Zemra dhe e ardhmja ime priste…