>
LETERSISHQIP
Leonardo Da Vinçi

Vera Dhe Pietari

Një mbrëmje vera e kuqe,
i tha pianecit me huqe :

- Më pëlqen që më pi çdo ditë,
por dhe për nesër lërë ndonjë pikë.

Për pietarin nuk është e mundur,
hedh çdo pikë e bëhet xurxull.

Mërr rrugën, pa arritur në shtëpi,
bie në një hendek si galeri.

Thërret: -ndimë, ndimë, anë e mbanë,
gruaja sakaq i gjëndet pranë:

- Betoju! –i thotë, menjëherë,
se nuk do dehesh tjetër herë.

Pietari i qetë ri e dëgjon :
- Ç’far thotë gjuha, prap e harron.

Se mëndja tani është e zalisur,
por, mos më lërë këtu ku jam gemisur.