>
LETERSISHQIP
Leonardo Da Vinçi

Majmuni Dhe Zogu

Diku, dikur një majmuneshë,
e veshur si një konteshë,
gjeti një zog pa krah e flet,
që kish rënë nga foletë.

Na e çoi te foleja,
ku ish motra dhe nëneja.
Dhe filloi ti këndonte,
ta puthte ta përqafonte.

Të ngopej zogu me pëndë,
që nuk kish baba e nënë.
I jepte dashuri pa masë,
thosh : - jam në vënd të mamasë.

Por çfar ndodhi, nga shtërngimi,
nga dëshira e gëzimi,
zogu i tretur, i lodhur,
mbylli sytë në tokë i ngordhur.

Tani majmunica qan,
dhe dëgjon tek flet mamanë :
- Dëgjo kshillën e mamasë,
dhe dashuria ka një masë!