>
LETERSISHQIP

Dëshira Të Pamundura

Sa e lodhur, e trishtuar, qenkam sot
Fjalët nuk më dalin, lodhur dhe ato, ,
Rrekem kujtimesh të bukura, por më kot
Gjithçka duket gri, dimër shoh ngado., ,

Dua trishtimin, ta shkul, ta flak tutje
Si një rreckë të vjetër, që askush s’e vesh
Dua dhimbjen, me thonj, t’ia shkul shpirtit
Te ulëras, sa qielli, të shkarkoj rrebesh!

Lotin t’ia çoj detit, të ngrihet tallaz,
E shkëmbinjtë brigjeve, të godas me furi,
Derisa helmin e shpirtit të gjithin, ta zbraz
Por jam shumë e lodhur, nuk paskam fuqi!...