Lola Shehi
Romancë Në Avlli
Në rrugicën time gjysmë të shtruar
Ku makinat e rënda shkojnë e vijnë me furi
Më ther në shpirt një zambak i kuq
Tek rënkon pluhurosur ndanë rrugës mbi avlli
Zgjatem i marrë erë, i përkëdhel petalet
Pluhurin e rrugës me ngadalë ia fshi
Si djalë i dashuruar më ngatërrohet flokësh
Më puth në cep të syrit e qetohet mbi gji
Kur bëj t`i kthej puthjen zambakut të çelur
Nis më prek mbi supe një degë lajthi
Thua të jetë xheloze për djalin zambak
Thua e mjera t`ketë rënë në dashuri?
Ky mëngjes gushti
Xhironte mes pluhurit
Një film romacë lulesh mbi avlli…