>
LETERSISHQIP
Lulzime Rexhepi

Për Ty

Me ditë e vite
për ty paskam jetu
e unë se paskam ditë,
por më në fund Zoti mi qeli sytë.

Ti më ke dashur
e unë nga larg të kam shikuar,
por në fund u bëre dhurata
që ka dëshiruar.

Zoti më bëri mua
që të jem me ty,
që tmë mbash e tmë duash
sikuar ata sy.

Më në fund u bëra e jotja e ti i imi
tani në mesh nesh
mbretëron gëzimi.

Do të dua e të bëhem
si princesha jote
që të tkem ty afër e të bëhemi
më të lumturit e kësaj bote.

Ai që do ndjehet si princ
do të jesh ti o shpirt
se do duhemi kaq shumë
as unë e as ti se paskëm dit.

Do ta mbajmë këtë dashuri
e do ta lidhim me kurorëzim
që të jemi gjithmonë sëbashku
o jetë e shpirtit tim.

Do ta krijojmë familjen
që kemi dëshiruar ta kemi,
do jetojmë të gjithë sëbashku
dhe një jetë të lumtur do ta kemi.