>
LETERSISHQIP
Makfire Canolli

Himn Për Gjakun

Në vend të një kënge për
luftëtarët e lirisë dhe UÇK-në
Asnjë shtyllë nuk mund të mbajë
peshën e lirisë si ju,
gjaku im vertikalisht!
Mes tokës dhe reve të zeza,
ky flamur i kuq,
në shtizën e pushkës,
lidh tokën me diellin,
Gjergj Kastriotit i çon lajm,
Kosovën e kthen në kështjellë,
në agimin e pavarësisë.
Dhe me gishta prej gjakut
Uubie telave të jetës,
në ikje të natës vonë.
E nënat mbushin gjinjtë
me qumësht fëmijësh,
kur Dirini i Bardhë ndalet pak,
një dorë ujë ma derdh në ballë,
ikën si neperkë, e trollit shqipar
një litar i çon.
Tutje një daulle tund dheun,
e yjet si mollat nga degët bien,
nxitueshëm në tokën e arbërit.
"Jemi vonuar shumë",
Njëri-tjetrit i thonë.